Bëhu i ftuar · intervistë në podcast shqip

Po ndërton diçka që ia vlen të tregohet?

Xpert Talks fton sipërmarrës, ekspertë dhe krijues nga Shqipëria dhe diaspora për një bisedë 40–60 minutëshe, në studio në Tiranë ose nga distanca. Apliko me historinë dhe temën që do të sjellësh.

Formati

Bisedë, 40–60 min

Pa skript. Një temë, një histori, pyetje të mira.

Ku

Tiranë ose remote

Në studion tonë, ose në ekran nga kudo.

Kush dëgjon

Ata që ndërtojnë

Sipërmarrës, marketerë, krijues dhe vendimmarrës në Shqipëri dhe diasporë.

Çfarë merr

Episodin + klipe

Episodin e plotë dhe klipe të shkurtra për rrjetet e tua.

Si zgjedhim

Një histori e vërtetë, jo një CV.

  • Ke bërë diçka, jo vetëm ke folur për të.
  • Dëgjuesi mëson diçka që e përdor të nesërmen.
  • Je gati të flasësh edhe për gabimet, jo vetëm për fitoret.
  • Tema lidhet me biznesin, marketingun, teknologjinë ose krijimtarinë.

Si të përgatitesh

  1. ParaFlasim për temën dhe pikat kryesore. Mendo 2–3 histori konkrete.
  2. DitaEja 15 minuta më herët. Shmang veshjet jeshile dhe me vija të holla.
  3. PasTë dërgojmë linkun e episodit dhe klipet për t'i ndarë.

Para regjistrimit firmos pëlqimin për regjistrim dhe publikim.

Apliko si i ftuar

Pyetje që na bëjnë

Si zgjidhen të ftuarit e Xpert Talks?

Shohim historinë, temën dhe çfarë mëson dëgjuesi prej saj. Na intereson më shumë një përvojë e vërtetë sesa një titull i madh.

Sa zgjat regjistrimi?

Biseda zgjat 40–60 minuta, në studio në Tiranë ose nga distanca.

Çfarë marr si i ftuar?

Episodin e plotë dhe klipe të shkurtra që mund t'i ndash në rrjetet e tua.

A duhet të përgatitem?

Para regjistrimit flasim për temën dhe pikat kryesore. Nuk ka skript: duam bisedë të vërtetë.

Si zhvillohet intervista në podcast?

Intervista është një bisedë 40–60 minutëshe, në studion në Tiranë ose nga distanca. Para regjistrimit flasim për temën dhe historinë tënde, që biseda të jetë e natyrshme.